I lansuar për herë të parë në 2012-ën, Nissan GT-R Nismo GT3 tani i është shtuar edhe një model i ri 2018.
Versioni garues i kësaj veture i edicionit 2018, sipas Nissan, e që do të dalë në shitje në janar të vitit të ardhshëm.
Nissan GT-R Nismo GT3 i ri ka humbur peshë që nga modeli i kaluar, e motorin do ta ketë për 150mm më poshtë, duke e ulur qendrën e gravitetit të veturës, transmeton koha.net.
Nissan thotë se GT3 i përditësuar, falë përmirësimeve të bëra nga inxhinierët është “i lehtë për t’u vozitur si nga shoferët profesional ashtu edhe të tjerët”.
Motorin do ta ketë 3.8 litërsh V6 i cili prodhon 550 kuaj fuqi e gjashtë marshe manuale.
Nissan për GT-R Nismo GT3 2018 kërkon 60 milionë yenë japonez, të cilat kur kthehen në euro i bien rreth 470 mijë euro apo 550 mijë dollarë.
{gallery}