Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nis hetimi për veturat e Teslas që lejojnë lojëra në ekranin qendror

Agjencia Amerikane e Sigurisë në Trafik (NHTSA) njoftoi se ka hapur një hetim zyrtar për 580 mijë vetura “Tesla” të shitura nga viti 2017 e tutje, pas vendimit të kompanisë amerikane për të lejuar të luhen lojëra në ekranin qendror.

Në deklaratë thuhet se vlerësimi paraprak përfshin modele të prodhuara nga viti 2017 deri në vitin 2022 dhe se opsioni i ri “lojë për pasagjerë” mund të shpërqendrojë drejtuesin e veturës, gjë që rrit rrezikun e një përplasjeje.

NHTSA-ja thekson se është konfirmuar se ky opsion ka qenë i pranishëm në veturat e “Teslas” që nga dhjetori i vitit 2020 dhe se ka qenë i disponueshëm deri më tash “vetëm kur vetura është në modalitetin e parkimit, jo në lëvizje.

Tesla nuk e ka komentuar ende këtë informacion.

Agjencia thekson se do të "vlerësojë të gjitha aspektet e këtij funksioni.

NHTSA-ja bëri të ditur në fillim të këtij muaji se shpërqendrimet e shoferëve kanë rol të rëndësishëm në vdekjet në rrugët e SHBA-së si pasojë e incidenteve në trafik. /autoblog