Një hetim është lansuar në SHBA në më tepër se gjysmë milioni vetura Tesla që janë të pajisura me “touchscreen”, raporton BBC.
Hetimi është lansuar nga institucionet amerikane pasi një përdorues ka zbuluar se ai mund të luajë edhe lojëra derisa drejton veturën.
Agjencia Amerikane për Siguri në Trafik (NHTSA) është duke kontrolluar afro 580 mijë modele të Teslas, si ato 3, S dhe X, të prodhuara nga viti 2017 deri sot.
Tesla ende nuk ka reaguar ndaj hetimit.
Hetimi po bëhet lidhur me opsionin Passenger Play, dhe lejon përdoruesit të luajnë lojëra në touchscreen të veturës. Por paralajmëron se është vetëm për “pasagjerët” dhe kërkon konfirmim para se të lejojë të luajnë.
Por, NHTSA thotë se kjo mund të shkaktojë shpërqendrim dhe rrezikon aksident.
-
Nis hetimi për veturat e Teslas që lejojnë lojëra në ekranin qendror
-
Autopiloti i Teslas shkaktar i disa aksidenteve, zbulon rregullatori amerikan
-
Nisin hetime ndaj aksidenteve ku janë përfshirë veturat e Teslas
-
Tesla tërheq mbi 1.8 milionë automjete nga tregu në SHBA
-
Tesla tërheq mbi 125 mijë automjete, shkak defektet në rripin e sigurimit