Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nga sot BE forcon regjimin e kontrollit të llojit të automjeteve

Bruksel, 1 shtator – Rregullat e reja në lidhje me kontrollin dhe miratimin e llojit të automjeteve do të hyjnë në fuqi në Bashkimin Europian të martën, pesë vjet pas skandalit Dieselgate.

“Organet kombëtare që verifikojnë standardet e sigurisë dhe mjedisit në automjetet e modelit të ri, të destinuara për tregjet e BE-së, do të auditohen”, tha KE në një njoftim për shtyp.

“Autoritetet kombëtare duhet t’i nënshtrohen rishikimit të kolegëve, për të siguruar qëndrueshmëri në të gjithë Bllokun”, vazhdon njoftimi.

Nga e marta, do të vendosen gjoba deri në 30 000 euro për automjet, nëse zbulohen shkelje nga KE ose nga vendet anëtare të BE-së.

Për herë të parë, një në 40 000 vetura do të kontrollohet pas blerjes, për t’u siguruar që ato ende funksionojnë në mënyrën që tregon klasifikimi i tyre mjedisor dhe i sigurisë/DPA.