Bashkimi Evropian pritet të vendosë tarifa retroaktive për veturat elektrike nga Kina dhe që nga sot [e enjte] importuesit do të duhet të deklarojnë importin e këtyre veturave në BE.
Në tetor të vitit 2023, Komisioni Evropian nisi hetim për importin e automjeteve elektrike kineze me bateri, për të përcaktuar nëse duhet të vendosen detyrime doganore për të mbrojtur prodhuesit vendas nga konkurrenca e huaj, shkruan Autoblog.
Në shënimin e publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, thuhet se “Komisioni Evropian ka në dispozicion prova të mjaftueshme për të treguar se importet e veturave elektrike nga Kina janë të subvencionuara”.
Bashkimi Evropian dëshiron të përshpejtojë të gjithë hetimin dhe në këtë mënyrë të vështirësojë importin e veturave elektrike kineze.
Prodhuesit evropianë të veturave elektrike janë në alarm pasi Kina po dominon tregun me ndihmën e qeverisë.
-
BE-ja godet Kinën me vendimin e fundit për veturat elektrike
-
BE-ja dhe Kina larg marrëveshjes për tarifat e veturave elektrike
-
BE-ja thotë se mund të vazhdojë bisedimet me Kinën për veturat elektrike edhe pas tarifave
-
BE-ja refuzon ofertën e prodhuesve kinezë të automjeteve elektrike
-
Votimi në BE për tarifat e importit e bën Kinën t'i mbledhë prodhuesit e automjeteve në takim