Makinat dhe motoçikletat me benzinë dhe naftë do të ndalohen nga Amsterdami që nga viti 2030, një përpjekje kjo për të pastruar ajrin e qytetit, ka thënë Këshilli i kryeqytetit holandez, raporton Reuters.
“Ndotja shpesh është një vrasës i heshtur dhe një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore në Amsterdam”, tha Sharon Dijksma, këshilltare e trafikut të qytetit, transmeton Koha.net.
Përkundër përdorimit të shumtë të biçikletave nga holandezët, ndotja e ajrit në Holandë është në nivel më të lartë se që lejohet nga rregullat evropiane. Kjo ndodh për shkak të trafikut të rënduar kryesisht në Amsterdam dhe Roterdam.
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se niveli i lart i ndotjes së ajrit mund të çojë në sëmundje të frymëmarrjes, me ekspozim kronik që shkurton jetëgjatësinë për më shumë se një vit.
Amsterdami ka thënë se në dekadën e ardhshme synon që të zëvendësojë motorët e benzinës dhe naftës me alternative të tjera pa emetim të gazit, të tilla si makina elektrike ose të hidrogjenit.
-
Nga e premtja, 80% e rrugëve të Amsterdamit do ta kenë kufirin e shpejtësisë 30 km/h
-
Amsterdami ndalon kanabisin në lagjen e dritave të kuqe
-
Parlamenti Evropian mbështet ndalimin e veturave me benzinë nga viti 2035
-
BMW-ja nga viti 2030 nuk do të ketë veturë me motor me djegie të brendshme
-
Britania do të ndalojë qarkullimin e të gjitha veturave me benzinë dhe naftë pas 2030