Deri tani njihej me kodin BP23, por më në fund është zbuluar se emri i supermakinës së ardhshme të McLarenit do të jetë Speedtail.
Ky është modeli që do të vendoset në krye të gamës ultrasportive të firmës së Woking, duke zënë pozicionin që deri më tani i ka takuar P1. Shpejtësia maksimale e McLaren Speedtail do të jetë 400 km/h dhe ky mjet do të prezantohet në muajin tetor.
Vetëm 106 njësi do të prodhohen dhe secili do të kushtojë 1.8 milionë euro (plus taksat), transmeton TCH.
McLaren Speedtail do të ketë tre vende në konfigurim 1+2, me shoferin në pozicionin qendror dhe dy pasagjerët mbrapa.
Artikuj të ngjashëm
-
McLaren zbulon veturën më të shpejtë që ka prodhuar ndonjëherë
-
McLaren zbulon veturën më të shpejtë të saj, rivalizon Bugatti Chironin me 402km/orë
-
McLareni sjell veturën me shpejtësi 400 kmh, kushton 2 milionë euro
-
McLaren Speedtail 100km/orë për vetëm dy sekonda
-
McLaren paralajmëron hiper-veturën e re më të shpejtë se F1