Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

McLaren zbulon veturën më të shpejtë që ka prodhuar ndonjëherë

McLaren ka zbuluar veturën më të fuqishme dhe më të shpejtë të kësaj marke.

Ky është modeli që do të vendoset në krye të gamës ultrasportive të McLaren-it, duke zënë pozicionin që deri më tani i ka takuar P1. Shpejtësia maksimale e McLaren Speedtail do të jetë 400 km/h.

Vetëm 106 njësi janë prodhuar dhe të gjitha janë prenotuar, pavarësisht se kushtojnë 2 milionë euro secila, transmeton tch.

McLaren Speedtail do të ketë tre vende në konfigurim 1+2, me shoferin në pozicionin qendror dhe dy pasagjerët mbrapa.

{gallery}