McLareni ka prezantuar modelin e ri Speedtail që vjen si pasardhës i superveturës F1 të viteve ’90 dhe është i dizajnuar që të rivalizojë Bugatti Chironin.
I quajtur si “hyper-GT” nga McLareni, kjo veturë është e gjatë 5.2 metra dhe ka motorin 4.0 litra me turbo të dyfishtë V8, që tashmë gjendet te Ferrari LaFerrari.
Modeli “brutal” ka 1050 kuajfuqi dhe peshon vetëm 1.430 kilogramë. Shpejtësia maksimale e kësaj veture është 403 kilometra në orë dhe shpejtësinë deri në 300 kmh e arrin për vetëm 12.8 sekonda.
McLareni ka prodhuar vetëm 106 njësi dhe çmimi fillestar i një modeli është 2 milionë euro. Çmimi mund të rritet edhe për 500 mijë euro tjera nëse blerësi vendos për logon prej ari 18 karatë.
{gallery}
-
McLaren zbulon veturën më të shpejtë të saj, rivalizon Bugatti Chironin me 402km/orë
-
McLaren Speedtail 100km/orë për vetëm dy sekonda
-
McLaren zbulon veturën më të shpejtë që ka prodhuar ndonjëherë
-
Në tetor McLareni sjell supermakinën Speedtail
-
McLaren paralajmëron hiper-veturën e re më të shpejtë se F1