Pas 20 muajsh që nga nisja e ndërtimit, kampusi 200 milionë eurosh i kompanisë prodhuese të veturave, “Rimac”, është duke marrë formë në periferi të kryeqytetit kroat, Zagreb.
Të martën, shefi ekzekutiv i kompanisë kroate, Mate Rimac, ka publikuar fotografi të reja të kampusit dhe zyrave të së ardhmes, që do të jenë pjesë e një prej qendrave më të mëdha të hulumtimit dhe zhvillimit në Evropë.
“Tavani i përfunduar, stacioni i transformatorit gati i kompletuar. Faza I e kampusit duhet të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti. Linjat e para të prodhimit do të vijnë menjëherë. Hapësira e kampusit është gati 100 për qind e ndarë, andaj po punojmë në objektet shtesë të madhësisë së ngjashme apo edhe më të mëdha”, ka shkruar Rimac.
Kompleksi i ri, në linjë me idetë e së ardhmes së kompanisë, pritet të përmbajë shumë hapësirë për inovacion dhe hulumtime. Pritet të ketë dhoma me asistencë virtuale, qendra komandimi dhe shumë dhoma projektuese. Pritet edhe një hapësirë për t’i personalizuar veturat. Për më shumë, i gjithë kampusi do të jetë i rrethuar nga një shirit i testimit të veturës, që është dizajnuar enkas.
Me investim prej më shumë se 200 milionë eurosh dhe mbi 200 mijë metra katrorë, kampusi i Rimacut është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Evropë, edhe përtej sektorit të automobilizmit.
Edhe
Pronari kroat i Rimacut krijon modelin special për veten
Hapësira prej 100 mijë metrash katrorë pritet të jetë e gatshme për operim që nga viti 2024.
{gallery}