Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Në fundjavë automobilistët garojnë në disiplinën malore në Kullë

Shtegu i Kullës gjithmonë ka qenë atraktiv dhe tërheqës për automobilistët, ndërsa që nga viti i kaluar, kur kjo garë ka hyrë edhe në kalendarin e FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore), rëndësia e saj është edhe më e madhe.

FASK-u përmes një komunikate për media bën të ditur se në këtë fundjavë mbahet gara e radhës në disiplinën malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës dhe Kulla do të jetë mikpritëse e garuesve tanë, por edhe atyre nga vendet e rajonit, transmeton Koha.net.

Këtë herë procedurat e garës fillojnë që të premten në mbrëmje, kur do të bëhet kontrollimi teknik i veturave, verifikimi i dokumentacionit, takimi i Komisionit Sportiv dhe publikimi i listës fillestare shartuese.

Procedurat e zakonshme dhe dy vozitjet provuese do të kryhen derisa të dielën në orën 11:00 është ceremonia e hapjes së garës.

Vozitja e parë është në program në orën 12:00, e dyta në 14:00, ndërsa gjithçka pritet të përfundojë rreth orës 17:00.

Ndërkohë, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) kërkon mirëkuptim nga qytetarët që rruga në atë pjesë do të jetë e mbyllur në intervale të caktuara kohore, por gjithsesi duke u përpjekur që pritjet të jenë sa më të shkurta.

Edhe Rikthehet gara automobilistike në “Kullë” Auto Rikthehet gara automobilistike në “Kullë”

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se me datë 29 dhe 30 Qershor, në relacioni Radac- Rozhajë dhe anasjelltas do të ndalohet qarkullimi i automjeteve kohë pas kohe në intervalet kohore 11:00 deri në orën 15:00 për shkak të zhvillimit të garës malore ndërkombëtare “Kulla”, e cila organizohet në kuadër të “Central Europe Zona”. Falënderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e FASK-ut.

Fitues i vitit të kaluar ishte Bardhyl Canolli, i cili synon që edhe sivjet të arrijë të njëjtin sukses.