Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Në fundjavë mbahet gara më e rëndësishme e autosportit në Kosovë

Foto: Ilustrim

Në fundjavën që po vjen do të mbahet gara më e rëndësishme e autosportit në Kosovë, “Kulla 2018”.

Bëhet fjalë për garën e katërt të disiplinës malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës, por që e veçanta e saj është se poentohet edhe në FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore).

Interesimi për pjesëmarrje, sipas Federatës së Autosporteve të Kosovës, është shumë i madh dhe tashmë është konfirmuar ardhja e garuesve nga Mali i Zi e Polonia, garues të cilët gjenden në kreun e renditjes në FIA CEZ, por që është e sigurt edhe ardhja e garuesve nga vende tjera të rajonit.

Risi e kësaj gare do të jetë fakti që zyrtarët dhe garuesit do të akomodohen në hotelet e Pejës në mënyrë që të jenë më afër shtegut, ndërsa menaxhimi i garës do të bëhet në bashkëpunim edhe me ekipin nga Federata e Auto Sportit e Malit të Zi.

Të premten nga ora 16:00 – 19:00, në Eurogoma, në dalje të Pejës në rrugën për Prishtinë, do të bëhet kontrollimi teknik i veturave dhe verifikimi i dokumentacionit, të shtunën do të ketë paraqitjes shtesë në garë, ndërsa që nga ora 12:00 nis vozitja e parë (provuese), për të vijuar me të dytën në orën 14:00. Të dielën, në orën 11:00 bëhet ceremonia e hapjes zyrtare të garës, ndërsa vozitja e parë nis në orën 12:00.

FASK kërkon mirëkuptim nga qytetarët, pasi aksi rrugor Radavc – Kullë në një pjesë të mirë të kohës gjatë dy ditëve të fundjavës do të jetë e mbyllur për veturat civile, por që në intervale të caktuara do të lirohet, në mënyrë që pritjet të jenë sa më të shkurta.

Edhe Sot “Kulla 2018”, poentohet nga FIA CEZ Auto Sot “Kulla 2018”, poentohet nga FIA CEZ

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të asistojnë në mbarëvajtjen e garës, ndërsa është e sigurt që edhe numri i dashamirëve të auto sportit do të jetë shumë i madh, ka njoftuar FASK.

{gallery}