Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ndikimi afatgjatë i teknologjisë “Stop-Start”

Në pritjet në semaforë apo kolona nëpër qytete shpeshherë dëgjohen automobilat teksa ndizen. Kjo është teknologjia e re e quajtur “Stop-Start” e cila është paraparë të bëjë ndryshimin e vërtetë për ngasjet nëpër qytete.

Në hapësirat urbane veçanërisht, teknologjia e re për ndalje dhe ndezje të shpejtë të automobilit mund të bëjë dallim të madh.

“Stop-Start” është sistem në automobilat modern, i cili ndal motorin kur automobili është duke pushuar dhe duke mos lëvizur. E gjithë kjo në mënyrë që të kursehen shpenzimet e karburantit dhe të reduktohet emetimi i gazrave ndotës të ajrit.

Me teknologjinë e re, motori i automobilit rindizet kur të shtypet friksioni apo kur të lirohen frerët, ose edhe kur shoferi është i gatshëm që të ecë me automobilin e tij sërish. Sistemi përdor një kompjuter të veçantë për të detektuar kur automobili është i palëvizshëm, apo kur shoferi nuk shtyp gazin dhe nuk planifikon nisje.

Në këtë moment, kompjuteri ndalon kalimin e karburantit drejt motorit. Automobili ndizet menjëherë kur niset lëvizja, apo kur shtypen pedalet që paralajmërojnë ecjen. I gjithë ky proces është automatik, por shoferët mund të zgjedhin vetë nëse ky sistem duhet të jetë aktiv apo jo. E gjitha që duhet të bëhet është shtypja e butonit “Stop-Start”, që në shumicë gjendet me simbolin e shkronjës “A” të madhe”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)