Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Vetëvozitja e ndryshon funksionimin e transportit

Kur njerëzit mendojnë për automobilat vetëvozitës apo autonomë, ata sigurisht i mendojnë ata thjesht si automobila.

Njerëzit e imagjinojnë një të ardhme ku do të blejnë një automobil të ri që ka butonin “për ngasje autonome” dhe që i çon kudo që ata të duan.

Kjo edhe pritet të ndodhë, por ndikimi i teknologjisë së automobilave që voziten vetë, do të jetë më i gjerë se kaq. Rrugët janë të mbushura me kamionë, taksi e autobusë – ndërsa të gjithë këta do të kenë rivalë që funksionojnë vetë brenda një apo dy dekadash, shkruan sot Koha Ditore.

Teknologjia në ardhje e automobilave vetëvozitës do të transformojë dizajnin e thuajse të gjitha llojeve të automobilave, duke e shtuar një kategori të re të automobilave që tash nuk ekziston dhe linja të tjera që do të futen në mesin e kategorive ekzistuese. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)