Kompania Charge Automotive nga Britania e Madhe ka vendosur që të elektrifikojë modelet klasike amerikane.
I pari në radhë është Ford Mustang, natyrisht karroceria e tij është e re, e punuar në bazë të licencës, si dhe sistemi i tërheqjes i këtij modeli tani është në të gjitha rrotat.
{gallery}
Charge Automotive planifikon që të prodhojë një seri të kufizuar prej 499 Mustangët e tillë, të cilët do të kenë motor elektrik me kapacitet prej 300 kW/408 kuajfuqi, ku shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,09 sekonda, transmeton Koha.net. Po ashtu, sa i përket çmimit, Mustangu i tillë me një dizajn shumë të bukur, kushton 230,000 euro.
Kohëve të fundit, shumica e veturave klasike janë duke u elektrifikuar, si për shembull Jaguar E-Type, i cili është elektrifikuar për martesën mbretërore nga Rimac Automobile.
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Uberi u ofron shoferëve amerikanë 4,000 dollarë për të kaluar në automjete elektrike
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Mercedes-Benzi do t’i ulë çmimet e veturave elektrike në SHBA