Pasi vdiqën dy persona në përplasjen e një veture ”Tesla”, që policia beson se askush nuk ndodhej në timon, shefi i kompanisë qw prodhon kwtw veturw, Elon Musk, deklaroi se vetura nuk kishte të ndezur sistemin e tij autopilot, sipas gjetjeve fillestare.
“Regjistrat e të dhënave deri më tash tregojnë se autopiloti nuk është aktivizuar”, shkroi Musk në Twitter, në reagimin e parë të kompanisë ndaj incidentit qw tw shtunwn ndodhi në Texas.
Policia pas hetimeve paraprake tha se ajo ishte “gati 99,9% e sigurt” se askush nuk ishte në timon, ka njoftuar ”Wall Street Journal”.
Njëri nga burrat u gjet në ulësen e pasagjerit dhe tjetri në ulësen prapa. Makina u përplas me një pemë dhe u dogj pas aksidentit.
Hetuesit e aksidenteve nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB) shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa policia pranoi që nga fillimi se ishte e paqartë nëse ndihma e ngasjes ishte aktivizuar në kohën e aksidentit. \ atsh
-
Tesla paralajmëron vetura plotësisht vetëdrejtuese
-
Musku në telashe me autopilotin e Teslas
-
Aksidentohet vetura pa shofer e Teslas, dy persona humbën jetën
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Mbetet në fuqi vendimi prej 243 milionë dollarësh kundër Teslas për aksidentin fatal me Autopilot