Dy persona humbën jetën në Texas, teksa udhëtonin me një veture Tesla, pas një aksident ku policia thotë se asnjë prej viktimave nuk ndodhej në ulësen e shoferit.
Vetura po ecte me shpejtësi maksimale në Houston kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, për të shpërthyer më pas në flakë.
Kur policia mbërriti në vendngjarje një nga viktimat ishte ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa tjetri mbrapa duke lënë të dyshohet se vetura ishte në versionin e autopilotit.
Tesla ka kohë që ka lansuar veturat vetëvozitëse dhe po punon shumë në zhvillimin e tyre, por ka pasur raportime edhe për aksidente. \ a2news
Artikuj të ngjashëm
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Musk: Tek aksidenti me Teslan nuk ishte aktivizuar opsioni autopilot
-
Katër të vdekur në Francë pasi vetura Tesla aksidentohet dhe përfshihet nga flakët
-
Autopiloti i Teslas shkaktar i disa aksidenteve, zbulon rregullatori amerikan
-
Tesla pajtohet me familjen e inxhinerit që u tha se vdiq si pasojë e autopilotit