Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Musk paralajmëron SUV-in për terrene të vështira, Cybertruck

Tesla do të zbuloj një “Cybertruck”, SUV-i pick-up elektrik më vonë gjatë këtij muaji në Los Angeles.

Kjo është bërë e ditur nga vet shefi i kësaj kompanie Elon Musk, nëpërmes një postimi në twitter në të cilin e ka bashkangjitur edhe një vegëz të trajlerit të filmit fanta-shkencë Blade Runner të vitit 1982, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Zbulimi i plot i Cybertruck do të bëhet më 21 nëntor.

Elon Musk nuk ka zbuluar shumë në paralajmërimin e tij për lansimin e kësaj veture, por ka konfirmuar që do të një shirit dritash nga pjesa e pasme.

Cybertruck do të ketë dy motor elektrik, të gjitha rrotat aktive, si dhe bateri të mëdha me të cilat Tesla pohon se ky SUV për terrene të vështira do të mund të përshkoj nga 643 e deri në 804 kilometra rrugë.