Shefi i Teslas, Elon Musk, njoftoi se modeli i ri Cybertruck do të jetë "mjaftueshëm rezistent nga uji për të shërbyer shkurtimisht si një varkë që mund të kalojë lumenj, liqene dhe dete që nuk janë shumë të gjatë", shkruan Autocar.
Në komentin poshtë njoftimit, Musk ka thënë se Cybertruck mund të lundrojë rreth dhjetë kilometra.
Cybertruck u zbulua në fund të vitit 2019 dhe ishte gati për prodhim dhe dorëzim në fund të vitit 2020, por kompania e vonoi disa herë për shkak të mungesës së hapësirës për prodhim. Pavarësisht se dizajni është finalizuar shumë kohë më parë, për shkak të mungesës së pjesëve dhe kufizimeve të zinxhirit të furnizimit, prodhimi nuk ka filluar ende.
Sipas informacioneve të fundit, prodhimi do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm në Teksas.
Versioni më i fuqishëm i Cybertruck ka tre motorë elektrikë dhe arrin 100 km/h në tre sekonda.
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
-
Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi
-
Elon Musku e shoqëron Trumpin në vizitën e rëndësishme në Kinë
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Kina ndalon veturat me doreza të fshehura