Nuk nevojitet të keni një diplomë universitare për të punuar për Elon Muskun, ka shkruar në Twitter kreu i Teslas.
“Po”, ka thënë Musk kur është pyetur nëse kërkon që punëtorët potencialë të kenë diplomë universitare, shkruan Business Insider. Përgjigjja e Muskut bëri jehonë kur dha një intervistë gjatë vitit 2014 për revistën gjermane të automjeteve “Auto Bild”, shkruan Business Insider.
“Nuk ka nevojë të kesh fare diplomë universitare, madje as atë të shkollës së mesme”, ka thënë Musk pasi është pyetur se nëse vlerëson se cilën shkollë e ka të kryer një punëtor kur aplikon të punësohet në Tesla, transmeton Koha.net. “Kur dikush ka diplomuar në një universitet të njohur, mund të jetë një ndikim për atë që të bëjë gjëra të mëdha, por në rastin tonë nuk është e nevojshme. Nëse i shikoni, të themi, njerëzit si Bill Gates ose Larry Ellison, Steve Jobs, këta nuk kanë diplomuar por nëse ke një shans që t’i punësosh ata, natyrisht se do të ishte një ide e shkëlqyer”, shtoi ai.
Elon Musk says you still don't need a college degree to work at Tesla. Here's what he looks for in job applicants instead. https://t.co/g6yqwT9MyQ
— Business Insider (@businessinsider) December 24, 2019
Në vend të një diplome nga një universitet prestigjioz, Musk tha se më shumë kërkon “prova për aftësitë e jashtëzakonshme” te një punonjës.
“Nëse ka prova të arritjeve të jashtëzakonshme, atëherë ka të ngjarë që kjo të vazhdojë në të ardhmen”, ka thënë kreu i Teslas.
Edhe
Musk: Pa mua, Trumpi do t’i humbte zgjedhjet
Gjithashtu, Musk ka thënë se kur interviston kandidatët për punë, ai kërkon nga ta që të bëjnë një përshkrim të shkurtër të karrierës së tyre dhe se si kanë zgjidhur disa nga problemet më të vështira me të cilat janë përballur. Për t’u siguruar se të intervistuarit nuk po marrin merita nga puna e tjetër kujt, Musk do t’i pyeste në detaje rreth problemeve që ata janë përballur. Nëse një i intervistuar nuk do të ishte në gjendje që të zgjidh problemin, atëherë personi nuk do të dijë përgjigjet.
Musk, nga ana e tij, ka diplomë në fizikë dhe ekonomi nga Universiteti i Pensilvanisë.