Fabrikat e reja të veturave të Teslas në Teksas dhe Berlin po humbin miliarda dollarë ndërsa përpiqen të rrisin prodhimin për shkak të mungesës së baterive dhe çështjeve të portit të Kinës, është shprehur i shqetësuar shefi ekzekutiv Elon Musk në një intervistë të enjten, shkruan Reuters.
"Të dyja fabrikat e Berlinit dhe Teksasit janë ‘djegëse parash’ për momentin. Mirë? Është si një zhurmë e madhe gjëmuese, e cila është zhurma e parave në zjarr", ka thënë Musk.
Musk shtoi se fabrika e Teslas në Teksas prodhon një numër të vogël veturash për shkak të sfidave në rritjen e prodhimit të baterive të saj të reja "4680" dhe pasi mjetet për të bërë bateritë e saj konvencionale 2170 kanë ngecur në portin në Kinë.
"E gjithë kjo do të rregullohet shumë shpejt, por kërkon shumë vëmendje", vazhdoi ai.
Ai bëri me dije se fabrika në Berlin është në një "pozicion pak më të mirë" sepse filloi me përdorimin e baterive tradicionale 2170 për veturat e ndërtuara atje.