Auto

Zbehet shkëlqimi i Teslas

Tesla po përballet me një sërë pengesash që variojnë nga pengesat e prodhimit deri te rritja e inflacionit që mund të godasin fitimet, ndërsa prodhuesi i veturave elektrike raportoi një rënie të dërgesave për herë të parë në dy vjet, shkruan Reuters.

E goditur nga bllokimet e Kinës për COVID-19 dhe kostot në rritje, Tesla ka thënë të shtunën se dorëzoi 254.695 automjete në tremujorin e dytë, rreth 18% më pak se tremujori i parë.

Zvarritjet e zinxhirit të furnizimit në objektet më të reja të kompanisë në Teksas dhe Gjermani po ashtu dëmtojnë prodhimin.

Aksionet e prodhuesit më të madh në botë të veturave elektrike ranë me më shumë se 3%.

Deri më tani këtë vit, stoku ka humbur rreth një të tretën e vlerës së tij.

Shefi i Teslas, Elon Musk, së fundmi i përshkroi të dyja fabrikat si "furra gjigante parash" që po humbasin miliarda dollarë.

Rritja e inflacionit dhe kostos së jetesës mund të ketë efekt negativ në kërkesë. Por disa parashikojnë një rikuperim në fund të vitit.