Motorët moderne turbodiesel Euro 6, falë zhvillimit të teknologjisë dhe pranisë së sistemeve të sofistikuara dhe efektive të gazrave të shkarkimit, janë plotësisht të përgjegjshëm ndaj nevojave për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit, me emetimet e oksideve të azoti (NOx) dhe grimcat e imëta (PM) shumë më poshtë se kufijtë ligjorë dhe më të ulët se ato të motorëve me injeksion të drejtpërdrejtë të benzinës, sipas revistës Quattroruote, transmeton ANSA.
Teknikët, në bashkëpunim me Mercedes, Bosch krahasuan tre modele motorësh, një turbodiesel A 200 d, një benzinë B 160 dhe një hibrid plugin-in C 300 de me motor nafte duke përsëritur matjet në kushte reale të drejtimit në rrugët urbane.
Vlerat mesatare të emetimeve të oksideve të azotit dhe të numrit të grimcave të matur nga Pems (pajisja speciale e montuar në bisht) dhe me një pajisje të veçantë MSS në tre makinat e testuara, treguan çuditërisht që emetimet e modelit me një motor turbodiesel ishin më të ulëta se ato të makinës së benzinës.
Quattroruote thekson se të tre makinat nën provë regjistruan emisione shumë më larg se kufijtë e lejuar jo vetëm në rrugë, por edhe në laborator.
-
Volkswageni këmbëngul se tani motori TDI është vërtetë i pastër
-
Automjetet elektrike po aq ndotëse sa ato diesel
-
Toyota, Mazda dhe Subaru bashkojnë forcat në motorët e rinj
-
Gjykata gjermane vendos pjesërisht kundër Mercedesit në padinë e konsumatorëve
-
Studimi: Një veturë 10 vjet më e vjetër ndot më pak ajrin se një SUV i ri