Të gjithë ata që kanë pasur dëshirë, por edhe ata që janë bërë pronarë të një motoçiklete, kanë hasur në “pengesa” nga të afërm, të cilët u kanë vënë në dukje rrezikun që u kanoset nga mjetet me 2 rrota.
Por kjo çështje duket se në të ardhmen nuk do të jetë më problem, LTI Motors sjell versionin më të ri të motoçikletës që vetë-balancohet.
Versioni i quajtur C-1 peshon 364 kg dhe mund të arrijë brenda 6 sekondave shpejtësinë prej 100 kilometra në orë, transmeton tch.
Por fatkeqësia në të tilla raste është çmimi shumë i lartë, pasi për ta bërë tuajin nevojiten 24 mijë dollarë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm