Lamborghini Urus është SUV-i i parë që ofrohet nga prodhuesi italian i veturave super sportive, e i cili si model standard është shumë i fuqishëm e shumë tërheqës.

Por kështu si duket nuk mendon edhe kompania gjermane e modifikimit të veturave Monsary, të cilët kanë zgjedhur këtë veturë për ta bërë edhe më ekskluzive, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
E quajtur Monsary Lamborghini Urus Venatus, kësaj veture i janë bërë shumë përditësime, duke e bërë edhe trupin e saj më të gjatë se sa që është në modelin standard e rrotat speciale Yavin 24 inç.
Monsary nuk ka zbuluar specifikat e ndryshimet e bëra në motor, por kanë theksuar se kufijtë e fuqisë së saj mund të zhvendosen në mënyrë të konsiderueshme, varësisht preferencave të klientëve.