Kjo veturë quhet Binz.E dhe është një Tesla Model S i cili është konvertuar në veturë funerali.
Është punë e prodhuesit gjerman të autobusëve Binz International së bashku me kompanitë britanike Coleman Milne dhe Woodla Nicholson.
Binz E po prodhohet në Gjermani bazuar në zgjidhjen e juaj, pra nëse doni një Model S të ri apo të përdorur, shkruan Top Gear.
Vetura shkon deri në 355 km me një mbushje të baterisë. Sa i përket performancave, janë të njëjta siç i ka vetë Modeli S.
Disa vetura funerali i kanë dyert e prapme por Binz E i ka hequr duke krijuar më shumë hapësirë prapa. Të gjitha veturat e funeralit duken pak më të çuditshme për shkak të gjatësisë dhe kulmit të ngritur, dhe të njëjtën gjë e shohim edhe në Modelin S, transmeton KOHA.
Pra, tani udhëtimi i fundit mund të bëhet në një veturë elektrike, dhe aq më shumë në një Tesla Model S.
{gallery}