Model super të suksesshëm e ka cilësuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) shërbimi online të “Targave të Veçanta”.
DPSHTRR furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me Targa të Veçanta nga prodhimi i Drejtorisë së Transportit dhe Shërbime.
Furnizimi i 6-të, në datën 31 gusht 2019, shënon një total të këtyre targave në 175 copë për automjete me seritë nga AA 001 YS-AA 999 YX (kombinimet numërore shembull: 001/111/101/100); DPSHTRR bën të ditur se, të interesuarit e Targave të Veçanta, përmes shërbimit online tani edhe mund të rezervojnë targën që duan.
Në tetor të këtij viti DPSHTRR feston 20 vjetorin e themelit të saj, që sot është një nga entet publike më të konsoliduara dhe mirënjohura për shërbimet cilësore, progresin e suksesin si organizatë.
-
Në Shqipëri nis sistemi i rezervimit të targave të personalizuara
-
MPB-ja planifikon targa katërshifrore për automjetet në rajonin e Prishtinës
-
Kërkohet nga Qeveria të shtyhet afati edhe për 15 ditë për konvertimin e targave ilegale
-
Radhë të gjata në veri për konvertimin e targave ilegale në RKS
-
125 kërkesa për konvertimin e targave ilegale në veri në ditën e parë të afatit të ri