Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Model S unik i Telsës i gatshëm për Gjenevë

Model S unik në version Shooting Brake, të cilin e ka modifikuar një kompania holandeze, do të prezantohet në panairin e veturave në Gjenevë i cili do të mbahet nga 7 deri 17 mars.

Kompania holandeze RemetzCar, e cila e ka modifikuar këtë model vitin e kaluar, fillimisht ka planifikuar një seri të kufizuar prej vetëm 20 njësi, transmeton Koha.net. Kjo kompani tani nuk ekziston dhe i tërë projekti ka dështuar, por ky Model S në foto është i pari dhe ndoshta i vetmi model që ka mbijetuar dhe ai do të prezantohet para vizitorëve në Geneva Auto Show.

{gallery}

Pronari i këtij Model S unik, dhe dikur kreu i RemetzCar, Floris de Raadt i erdhi si ide në vitin 2016 që këtë Sedan ta shndërrojë në version karavan. Në dizajn është investuar mjaftueshëm, kështu që ky model unik në version Shooting Brake duket shumë i bukur, edhe pse nuk është produkti origjinal i Teslës.

E ardhmja e këtij Model S Shooting Brake nuk dihet dhe padyshim që kjo veturë unike ka vlerë të madhe për koleksionistët. Po ashtu, mund të ndodh që krijuesi i këtij modeli në një moment ta ofrojë në shitje përmes ankandit.

Artikuj të ngjashëm