Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Michelin dhe Tesla po përgatisin revolucionin në goma

Michelin tashmë ka nisur testimin e gomave të saj të pa fryra. Ndërsa konkurrenti amerikan Goodyear tani po teston një produkt të ngjashëm dhe ka zgjedhur Teslan, ose Model 3, si partner në industrinë e veturave, shkruan Autocar. 

Tesla Model 3 ka kohë që shërben si një shembull për gomat e reja në pistën e testimit. Gomat nuk do të kenë sistem të ajrit për t’u fryrë. Ato do të jenë metalike.

Me këto goma, edhe kur disa gjëra lidhëse prishen, goma ruan funksionalitetin e saj. Tesla dhe Goodiear premtojnë se qëndrueshmëria e këtyre gomave do të jetë shumë më e lartë se ato pneumatike.

Goma është testuar deri më tani deri në 88 km/h dhe nuk ka pasur probleme me të.

Kjo gomë pritet të dalë në treg deri në vitin 2030, për automjetet elektrike, por edhe të gjitha të tjerat.