Auto

Mercedesi thotë se koncepti i ardhshëm do të jetë i paaksidentueshëm

Mercedes-Benzi do të lansojë një koncept të ri me fjalën e fundit të teknologjisë së sigurisë këtë vit dhe kompania thotë se kjo teknologji do të heqë mundësitë e aksidenteve për veturën.

Duke folur për “Motoring”, shefi për Hulumtime dhe Zhvillim në Mercedes, Ola Kalennius, ka dhënë detaje për veturën e ardhshme.

“Gjërat sikur vozitja autonome dhe ndihma e sofistikuar për vozitje mundësojnë reduktimin e aksidenteve të trafikut. Sepse të gjitha aksidentet në trafik janë gabime njerëzore”, ka thënë Kalennius. Ai ka sugjeruar se disa nga teknologjia më e re në konceptin e ri ESF është gati për prodhim dhe mund të arrijë shpejt.

Kalennius ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e rëndësishme e sigurisë në të ardhmen te automobilat. Sipas tij, automobili do të mbledhë të dhëna dhe do t’i ndajë ato në një server për të mësuar sistemet të kontrollojnë më mirë veturat. Nëse diçka shkon gabim, koncepti do të shfrytëzojë teknologjinë shtesë mbrojtëse. Andaj nëse një aksident ndodh, sipas Mercedesit, njerëzit brenda veturës s’do të pësojnë lëndime serioze.

“Do të shfaqim diçka kah mesi i vitit, për të demonstruar se si do të duket e ardhmja e sigurisë”, ka shtuar ai. Kjo mund të arrijë në panairin e Frankfurtit në shtator.

Koncepti i fundit Mercedes ESF debutoi më 2009.