Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi tërheq mbi 140 mijë vetura në SHBA

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz, ka tërhequr më shumë se 140 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve me pompën e karburantit.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA), 143.550 vetura të prodhuara midis viteve 2021 dhe 2023 janë prekur nga problemi.

Automjetet e prekura nga tërheqja përfshijnë klasat Mercedes C, E dhe S, si dhe modelet SUV GLC, GLE dhe GLS dhe SUV të klasit G.

Sipas njoftimit për shtyp të NHTSA, pompa e karburantit do të zëvendësohet pa pagesë në veturat e tërhequra në një qendër shërbimi të autorizuar.

Mosfunksionimi i pompës mund të rrisë rrezikun e një aksidenti, sipas rregullatorit.