Tani që Geely është aksionari më i madh në Daimler, që udhëheq Mercedesin, mund të pritet një bashkëpunim më i madh teknologjik mes dy gjigantëve.
Sipas “Manager Magazin”, partneriteti mund të bëjë që Daimler të blejë një pjesë të Volvos, në të cilën pronare është Geely, dhe potencialisht të përdorë motorë e prodhime të tjera nga marka suedeze.
Partneriteti mund të shpie po ashtu që Geely dhe Mercedesi të krijojnë një platformë të përbashkët për vetura elektrike.
Gjithsesi, kjo revistë thotë se bashkëpunimi nuk do të përfshihet edhe në krijimin e baterive të përbashkëta.
Në shkurt, Li Shufu bleu aksione të Daimlerit në vlerë prej nëntë miliardë dollarësh, duke siguruar 9.69 për qind të aksioneve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompania kineze që qëndron pas Volvos bëhet aksionarja më e madhe te Mercedesi
-
Marrëveshja Mercedes-Aston Martin, aksione në këmbim të teknologjive
-
Thellohet bashkëpunimi mes gjermanëve dhe kinezëve, BAIC blen 5% të aksioneve në Daimler
-
Daimler dhe Geely drejt veturave inteligjente
-
Lotus planifikon të rivalizojë fuqishëm Ferrarin dhe Porschen