Prodhuesi britanik i veturave sportive, Lotus, ka në plan të kthehet në rrjedhën kryesore pasi ka kaluar në pronësinë e kompanisë kineze - Geely.
Arsyeja nuk është vetëm rezultatet e Volvos që kaloi në duart e të njëjtës kompani, ose pasi Geely u bë bashkë-pronar i Mercedesit, por kinezët planifikojnë të investojnë 1,9 miliard dollarë në Lotus.
Geely planifikon të zgjerojë fabrikën Lotusit në Hetel dhe të punësojë 200 persona të tjerë, dhe gjithashtu e konsideron mundësinë e hapjes së një objekti tjetër në Britani të Madhe, transmeton ksp.
Gjithashtu, qendra e re e zhvillimit në Koventri do të jetë e hapur. Investimet e shtuara do t’i mundësojnë Lotusit të transformohet nga një markë që ka qenë në luftë me rivalët Ferrari dhe Porsche, në klasën e veturave sportive premium.
Megjithatë, përpara Lotusit është një rrugë e gjatë që kur ai shiti vetëm 145 vetura në shtatë muajt e parë të këtij viti.
{gallery}