Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes shqetësohet për koston e garancisë së EQC

Gjiganti gjerman Mercedes njoftoi se ngadalë do të rrisë nivelin e prodhimit të SUV-it të ri EQC 400 4Matic, i cili është prezantuar javën e kaluar.

Mercedes në këtë mënyrë dëshiron të zvogëlojë rrezikun e përdorimit të një garancie dhe t’i japin klientëve një përvojë të shkëlqyer pronësie.

Drejtori i Zinxhirit të Prodhimit dhe Furnizimit, Markus Scheffer, ka shprehur qartë shqetësimin e tij para së gjithash mbi bateritë e bëra në fabrikën në Kamens, transmeton ksp.

Edhe pse Mercedesi ka përvojë në bërjen e baterive me Smart elektrik, niveli i prodhimit të EQC do të jetë dukshëm më i lartë, kështu që përshpejtimi i prodhimit gjithashtu rrit rrezikun e cilësisë më të ulët të produktit.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit, Mercedesi do të nisë gjithashtu një fabrikë prodhimi në Pekin ku EQC do të prodhohet për tregun kinez.

Gjithashtu, Mercedesi kohët e fundit ka prezantuar konkurrentin e Modelit Tesla X, i cili pretendon që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për më pak se pesë sekonda dhe paketa e baterisë prej 80 kWh ofron një distancë të vozitjes deri në 450 kilometra me vetëm një mbushje.

Artikuj të ngjashëm