Mercedes EQC do të paraqitet zyrtarisht në një ceremoni që do të mbahet në Stokholm, më 4 shtator.
Modeli i bazuar në konceptin e gjenerimit EQiz 2016 përfaqëson përgjigjen e Mercedesit ndaj makinave elektrike si Tesla Model X ose Jaguar I-Pace dhe do të prodhohet nën nën-markën e re EQ për automjetet elektrike, transmeton KP.
Gjatë zhvillimit të këtij modeli, Mercedes zbuloi gradualisht disa detaje, duke njoftuar se automobili do të kishte një autonomi lëvizëse prej rreth 500 km, me një kapacitet baterie prej 70 kWh.
Do të përdorë dy motorë elektrikë me fuqi të kombinuar prej rreth 400 kuajfuqi.