Mercedes-AMG ka publikuar të hënën një foto që tregon siluetën anësore të modelit të ri C-Clas, që do të mbajë simbolin C63 dhe do të jetë në qendër të vëmendjes më 21 shtator gjatë prezantimit.
Jo rastësisht, 63 orë para premierës, Mercedes-AMG publikoi foton, pas të cilës, si më parë, qëndrojnë magjistarët e departamentit AMG.
C63 do të ketë motor me fuqi 680 kuaj fuqi, të cilat këtë herë do të shpërndahen në të dy akset (4Matic).
Prej kohësh është spekuluar nëse versioni i fundit i C63 do të fuqizohet nga motori i famshëm V8 i AMG, por dilema nuk është më aty: C63 i ri do të fuqizohet nga një motor hibrid (PHEV), 4 litërsh i AMG-së dhe një bateri me kapacitet 6.1 kWh.
Tradicionalistët që shpresonin se AMG-ja nuk do të hiqte dorë nga opsioni V8 për C63 mund të mos jenë shumë të dëshpëruar për shkak të fuqisë së madhe të kombinuar me baterinë elektrike. /Autoblog