Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes-AMG planifikon rival të Porsche Cayman

Sipas mediave britanike, Mercedes-AMG është duke planifikuar që ofertën e saj ta pasurojë me një model i cili do të konkurronte Caymanin e Porsches.

Këtë e ka thënë kreu i kësaj kompanie, Tobias Moers, duke konfirmuar se Mercedes-AMG është duke shtuar edhe një model tjetër për të plotësuar gamën e tyre, transmeton Koha.net.

Meqë edhe më herët është njoftuar se nuk do të ketë modele unike AMG SUV, supozohet se modeli i ri do të jetë një model sportiv më i vogël dhe i përballueshëm i cili do të rivalizojë modelet Cayman dhe Boxter të Porsches.

Tani revista e njohur gjermane “Auto Bild” njofton se modelin e tillë nuk mund ta presim para 2020-ës, ndërsa pritet të vijë me motor me gjashtë cilindra.

Artikuj të ngjashëm