Mercedes-AMG GT është njëri nga modelet e kohëve të fundit më të jashtëzakonshme.
Premierën botërore e ka mbajtur në vitin 2014, në panairin e veturave në Paris, dhe tani, pas katër vjetësh, është koha për ridizajnim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket pamjes nga jashtë, Mercedes-AMG GT nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, por ndryshimi më i rëndësishëm është nën kofano, transmeton Koha.net. Ai tani ka më shumë kuajfuqi.
AMG GT aktual ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 469 kuajfuqi, ndërsa në fund të 2018-ës ky motor do të përforcohet deri në 500 kuajfuqi.
Kuajfuqi shtesë do të marrin edhe modelet GT S (i cili aktualisht ka 515 kuajfuqi) dhe GT C (549 kuajfuqi). Po ashtu, edhe modeli më i fuqishëm AMG GT R me kapacitet prej 577 kuajfuqi do të përforcohet.