Kompania e njohur Brabus duket se i ka përfunduar pushimet verore, pasi që së fundmi ka prezantuar dy kreacionet e saj të reja – Smart ForTwo dhe G-Classën e re, ndërsa tani ajo ka modifikuar edhe versionin më të fuqishëm të G-Classës – GLC.
Me eksterier me ngjyrë të zezë, rrotat e veçantë (nga 19 deri 22-inç) dhe shumë elementeve të karrocerisë të bëra nga fibra të karbonit, vetëm në shikim të parë, kreacioni më i ri i Brabusit është shumë larg nga modelet GLC standarde të Mercedesit.
Brabusi, për kreacionin e saj të ri ka marrë versionin e fuqishëm GLC të Mercedesit, motori 4.0-litër V8 Bi-Turbo i të cilit tani është me kapacitet prej 600 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Kujtojmë se GLC 63 S standard ka kapacitet prej 510 kuajfuqi.
Brabus 600, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 300 km/h. Ky model është listuar në kategorinë e super-veturave sportive. Po ashtu, ai shpenzon mesatarisht karburant 11.9-litër në 100 km.
{gallery}
Edhe
Prezantohet Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe, vjen më i fuqishëm, luksoz…
Përveç përforcimit të motorit, Brabus 600 vjen edhe me amortizatorët me ajër përmes të cilave ky model është më afër tokës për 30 mm, dhe është e rëndësishme të ceket se ai ka edhe materiale cilësore në interier të cilat Brabusi i përdorë vite me radhë në modelet me yllin tre-cepësh.
Gjithashtu, Brabus 600 ofrohet edhe në kombinim me modelin Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe.