Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

McLaren së shpejti me 14 modele të reja

Kompania e njohur britanike e veturave sportive, McLaren, pritet që së shpejti të vijë me shumë risi.

Momentalisht, McLaren në ofertën e saj ka në dispozicion 12 modele në tre seria – Super Series, Sport Series dhe Ultimate Series, por kjo do të ndryshojë, transmeton Koha.net. Udhëheqësit e kësaj kompanie britanike paralajmërojnë 14 modele të reja sportive për pesë vitet e ardhshme.

Shitja e modeleve aktuale është duke shkuar shumë mirë dhe zgjerimi i ofertës duket një lëvizje logjike.

Mbetet të shihet se çka kanë në plan britanikët, cilat dhe çfarë modele do të sjellin. Megjithatë, një gjë është e sigurt, SUV apo Crossover, duhet të mos i presim, nëse në McLaren nuk i kanë paramenduar.

Artikuj të ngjashëm