McLaren ka shtuar veturën e katërt në vargun e Serive Sportive, duke lansuar modelin e ri 570S Spider, transmeton koha.net.
Modeli McLaren 570S Spider i shtohet 540C-së, 570S coupe e atij 570GT në ramgun e super veturave të kësaj kompanie.
Motorin McLaren 570S Spider i ri do ta ketë 3.8 litërsh V8 twin-turbocharged i cili prodhon 562 kuaj fuqi, ndërsa ka marshin me shtatë shpejtësi automatike.
570S Spider shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.2 sekonda para se ta zhvillojë shpejtësinë maksimale 330 kilometra në orë, por kur është pa tavan shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 315 kilometra në orë.
Tavani i palosshëm i tij është bërë na dy panele, i konstruktuar nga materialet me peshë të lehtë, ndërsa i duhen 15 sekonda për t’u hapur e mbyllur, në shpejtësi prej 40 kilometra në orë.
Edhe
Së shpejti arrin McLaren 600LT në version Spider
McLaren 570S Spider tani mund të porositet me çmim prej rreth 190 mijë euro, ndërsa do të debutojë në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood në fund të këtij muaji.
{gallery}