Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Së shpejti vjen McLaren 600LT në version Spider

McLaren 600LT ka pasur premierën këtë verë, ndërsa deri në fund të vitit do të vijë edhe një version tjetër. Më saktësisht, do të arrijë McLaren 600LT Spider.

Ashtu sikur versioni Coupe, edhe versioni kabrio do të ketë motor 3.8-litër V8 Twin-Turbo me kapacitet prej 592 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky motor vjen në kombinim me marshin prej 7 shpejtësive si dhe me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme.

Image

McLaren 600LT Spider thuhet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 328 km/h.

Image

Gjithashtu, 600LT Spider do të peshojë më pak për dallim nga 600LT në version Coupe.