Ky është McLaren 600LT, modeli i pestë e më fuqishëm që i shtohet vargut të Serive Sportive të markës britanike.
McLaren 600 LT do të ndërtohet me duar në një numër shumë të limituar e do të shitet me një çmim fillestar prej 210 mijë euro.
McLaren 600 LT ka 96kg më i lehtë se sa 570S standard në të cilin është inspiruar, ndërsa ka trupin e bërë nga fibrat e karbonit, transmeton koha.net.
600 LT ka motorin 3.8 litërsh të përditësuar i cili tani prodhon 592 kuajfuqi. Kjo bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për rreth 3 sekonda.
McLaren nuk ka treguar se sa modele të 600LT do të prodhohen por do të jenë “në numër mjaft të limituar”.
{gallery}