Shumë prodhues tradicionalë të automobilave si Lamborghini dhe së shpejti edhe Ferrari, nuk i kanë përkushtuar shumë vëmendje trendit SUV dhe kanë bërë versionin e tyre, por kësaj vazhdon t’i kundërvihet ashpër McLaren.
Drejtori i shitjes dhe marketingut Julian Nash theksoi se McLaren ka ADN të qartë dhe është e rëndësishme që secili model i ardhshëm t’i përgjigjet të njëjtit.
“Ne nuk do të tregojmë se si do të dukej McLaren sikur të prodhojmë SUV. Drejtorët dhe aksionarët kanë të njëjtën pikëpamje. Plani ynë i biznesit është i ngushtë me veturat që po prodhojmë aktualisht. Për sa kohë që kemi një përgjigje të shëndoshë, nuk ka nevojë për kompromise”, tha ai, transmeton ksp.
Nash pranoi se McLaren teston prototipin e një automjeti elektrik për të vlerësuar potencialin e teknologjisë, por vë në dukje se kompromisi me peshën dhe performancën që kërkonte ekzistencën e baterisë është shumë i madh.