Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lufta ekonomike me SHBA-në ndikon në rënien e shitjes së veturave në Kinë

Një nga tregjet më të mëdha të shitjes së veturave, Kina, ka pësuar rënien më të mëdha brenda një muaji, raporton Reuters.

Shoqata e Prodhuesve të Automobilave të Kinës (CAAM) ka konfirmuar se shitjet në muajin maj 2019 kanë rënë për 16.4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Ky është muaji i 11-të radhazi që ka pësuar rënie shitja e veturave në këtë vend dhe gjendja raportohet se është duke u përkeqësuar për shkak luftës ekonomike ndërmjet SHBA-së dhe Kinës.