Kompania e njohur japoneze e cila merret me modifikimin e veturave, Liberty Walk, në ofertën e saj tani ka edhe paketën për aerodinamikën e modelit LC 500 të nën-brendit të Toyotës, Lexus, duke e bërë atë me një pamje “agresive”.
Paketa, natyrisht, përfshinë zgjerimin e mbrojtësve anësorë (për të cilat kjo kompani është e njohur), mbrojtësit e përparmë dhe të pasmë të modifikuar, spoilerin e përparmë, difuzerin e pasmë, si dhe spoilerin e theksuar të pasmë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha këto elemente janë të bëra nga plastika e përfrocuar me fibra të karbonit. Kjo paketë që e ofron Liberty Walk kushton 19,440 dollarë.
Gjithashtu, Liberty Walk në këtë paketë ka bashkangjitur edhe amortizatorët me ajër, që kushtojnë 7,900 dollarë, si dhe setin e ri të rrotave.
Lexus LC në këtë rast nuk është përforcuar sepse Liberty Walk nuk ofron paketa të tilla për përforcime.
{gallery}