Pas disa muajve pritje, kompania e njohur japoneze e cila merret me modifikimin e veturave, Liberty Walk, zyrtarisht ka prezantuar paketën e saj për modifikimin e Mercedes-AMG C63.
Liberty Walk, këtë Mercedes-AMG e ka bërë shumë të ulët dhe për të ka zgjedhur spliterin, pragjet dhe spoilerin me ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net. Maska e përparme dhe pasqyrat, po ashtu, janë me ngjyrë të zezë, si dhe mbrojtësit anësorë janë të zgjeruar.

Kjo paketë e re e kësaj kompanie është e ndërtuar nga fibra të karbonit dhe kushton 17.620 dollarë, ndërsa komponentat nga plastika të përforcuara me fibra të karbonit kushtojnë 12.870 dollarë.
Artikuj të ngjashëm