Nga viti i ardhshëm, furnizuesi gjerman Schaeffler-Paravan dëshiron të nisë një epokë të re, drejtimin e veturave përmes një leve në vend të timonit.
Kompania gjermane ka nisur testimin e sistemit “by-wire”, duke përdorur levë në vetura sportive dhe në automjete rrugore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrollet funksionojnë si në një lojë kompjuterike: majtas është majtas, djathtas është djathtas, gazi është përpara dhe frenat janë prapa.
Kontrolli i levës së Paravanit konsiderohet revolucionar. Kjo është arsyeja pse Schaeffler hyri në këtë projekt si investitor dhe tani bashkërisht po përpiqet të komercializojë sistemin në vitin 2023.
Përparësitë e sistemit vlerësohen të mëdha.
Paravan ka përvojë të madhe në zhvillimin e sistemeve të kontrollit për personat me aftësi të kufizuara dhe sipërmarrja e përbashkët Schaeffler-Paravan njoftoi se është tri vjet përpara konkurrencës për sa i përket zhvillimit. Pritet që personat me aftësi të kufizuar të përfitojnë më shumë nga ky sistem. /autoblog