Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

LEGO krijon lodrën Bugatti Chiron me 5.3 kuajfuqi

Kompania që prodhon lodrat më të famshme, LEGO, ka zbuluar një model të Bugatti Chiron i madhësisë së njëjtë me atë normal dhe mund të vozitet, madje ka 5.3 kuajfuqi.

Kompania daneze e prodhimit të lodrave LEGO e ka krijuar Chiron nga 1 milion pjesë dhe janë dashur 13,438 orë kohë pune për ta ndërtuar atë.

LEGO Bugatti Chiron peshon 1,500 kilogramë, ndërsa ka një “motor” të bërë nga 2,304 pjesë LEGO e marsh me 400 shpejtësi.

Krahasimi i LEGO Bugatti Chiron me atë real, Bugatti Chiron

  LEGO Bugatti Chiron Bugatti Chiron
Fuqia 5 kuajfuqi 1,479 kuajfuqi

Shpejtësia

19km/h 420km/h
Motori 2.304 LEGO 8.0 litërsh me 16cilindra
Marshet 4,032 LEGO 7 shpejtësi automatike

LEGO krijon lodrën Bugatti Chiron me 5.3 kuajfuqi:

{gallery}

 

Artikuj të ngjashëm