Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lansohet edhe një taksi vetëdrejtues në Kinë

Gjiganti kinez i teknologjisë, Baidu, ka zbuluar të enjten automjetin e radhës për t'iu bashkuar shërbimit të tij të taksive vetëdrejtues, Apollo Go.

Baidu thotë se modeli i saj i ri, Apollo RT6, ka aftësitë rrugore të një shoferi me përvojë 20-vjeçare.

Sipas rregullores kineze, veturat autonome aktualisht ende kërkojnë praninë e një shoferi të sigurisë.

Por një ditë, thotë Baidu, timoni i lëvizshëm i RT6 mund të zëvendësohet nga sedilje shtesë, makina shitëse, tavolina ose konzolla lojërash.

Çdo Apollo RT6 do të kushtonte 31 mijë funte - dukshëm më pak se modelet e mëparshme, shtoi Baidu.

Edhe Robotët humanoidë ndihmojnë policinë në rrugët e Kinës për të drejtuar trafikun Kuriozitet Robotët humanoidë ndihmojnë policinë në rrugët e Kinës për të drejtuar trafikun

"Ky reduktim masiv i kostos do të na mundësojë të vendosim dhjetëra mijëra [automjete të automatizuara] në të gjithë Kinën", tha bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv, Robin Li, në konferencën vjetore të teknologjisë të kompanisë.

"Ne po shkojmë drejt një të ardhmeje ku marrja e një robo-taksi do të jetë gjysma e kostos së marrjes së një taksie sot”, vijoi ai.

Baidu dëshiron që RT6 t'i bashkohet flotës së saj ekzistuese në gjysmën e dytë të vitit 2023, për një provë në shkallë të vogël dhe planifikon që përfundimisht të ketë 100 mijë prej tyre në rrugë.

Automjeti ka 38 sensorë.

Edhe Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uberi njofton planin për vitin 2026 Auto Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uberi njofton planin për vitin 2026
Image

Baidu thotë se taksitë e saj robo [vetëdrejtues], që funksionojnë si provë në 10 qytete në Kinë, përfshirë Shenzhenin, Shangain dhe Pekinin, kanë bërë më shumë se një milion udhëtime që nga fillimi i shërbimit të tij, më 2020.

Ka pasur diskutime në rrjetin social të vendit Weibo për ndikimin në vendet e punës nëse ato bëhen zyrtare.